VKM Nr. 448 dt. 16.06.2010

VENDIM
Nr.448, datë 16.6.2010
PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E
RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 5 të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006
“Për koncesionet”, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
1. Në vendimin nr.27, datë 19.1.2007 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
Pas paragrafit të tretë, të shkronjës “a” të pikës 2 të kreut V “Udhëzime për mënyrën e zbatimit të
procedurave konkurruese”, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
“- Autoriteti kontraktor, në bazë të një vlerësimi, mund të japë një afat deri në 12 muaj, për kontratat e
ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion me kapacitet deri 5 MW, deri në 18 muaj, për kontratat e
ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion me kapacitet nga 5 deri 20 MW dhe deri në 24 muaj, për
kontratat e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion mbi 20 MW, për marrje lejeje dhe përgatitje
projekti.
– Të gjitha shoqëritë koncesionare, të cilat, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk e kanë
parashikuar afatin e nevojshëm të marrjes së këtyre lejeve në kontratat koncesionare përkatëse, kanë të
drejtë ta shtyjnë afatin sipas përcaktimeve të paragrafit të mësipërm, nga data e hyrjes në fuqi të
kontratës.
– Shtyrja e afatit të pasqyrohet, për çdo rast, në kontratat shtesë të palëve në koncesion. Ministri
përgjegjës i miraton këto kontrata, të cilat hyjnë në fuqi me firmosjen e saj nga palët.”.
2. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nxjerr udhëzimin për të përcaktuar afatet konkrete,
brenda afateve të përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi, për çdo hidrocentral.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Related Post

Ligji Nr.9663 dt. 18.12.2006 i azhornuar – P... LIGJ Nr. 9663, datë 18.12.2006 i azhornuar * Ndryshuar me ligjin nr.9995, date 22.09.2008 ** Ndryshuar me ligjin nr.10137, date 11.05.2009 *** Ndr...
VKM Nr. 104 dt. 28.02.2007 VENDIM Nr.104, datë 28.2.2007 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSI...
VKM Nr. 87 dt. 16.01.2008 VENDIM Nr.87, datë 16.1.2008 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULL...
VKM Nr. 544 dt. 01.05.2008 VENDIM Nr.544, datë 1.5.2008 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIM...
AKT NORMATIV Nr.1, datë 5.5.2010 – “... AKT NORMATIV Nr.1, datë 5.5.2010 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 "PËR KONCESIONET", TË NDRYSHUAR Në mbështetje t...
share