Edicioni i 4-t i ItaliaRestartsUp SMAU, Milano, 24 dhe 25 tetor 2017

Edicioni i 4-t i ItaliaRestartsUp SMAU, Milano, 24 dhe 25 tetor 2017

Agjencia ICE – Tirana, seksion i Ambasadës Italiane për promovimin e shkëmbimeve tregtare, organizon në bashkëpunim me Ministrinë italiane të Zhvillimit Ekonomik një mision incoming i operatorëve shqiptar në edicionin e 4 të ItaliaRestartsUp, që do të mbahet në Milano në kuadër të panairit ndërkombëtar SMAU, në ditët 24 dhe 25 tetor 2017.

Nisma parashikon prezantimin e startup-eve inovative italiane, me potencial më të madh rritjeje, operatorëve të huaj të interesuar të investojnë në projekte të përzgjedhura në nivel kombëtar. Eksperiencat pozitive të edicioneve të kaluara kanë parë pjesëmarrjen mesatarisht të 100 startup-eve dhe mbi 50 investitorëve nga më shumë se 20 shtete.

Agjencia ICE ofron për delegatët:

  • udhëtimin në economy class
  • qëndrimin në hotel me mëngjes të përfshirë IN 23/10 OUT 26/10 (totali 3 netë)
  • drekë/darkë
  • tranferimi në Itali nga aeroporti në hotel dhe anasjelltas
  • transferimi nga hoteli në panair dhe anasjelltas

Nga kjo paketë mund të përfitojë vetëm një delegat për çdo kompani. Në rast të pjesëmarrjes së një personi të dytë, kjo gjë duhet të na komunikohet paraprakisht dhe shpenzimet do të jenë në ngarkim të kompanisë.

Kriteret preferenciale për përzgjedhjen e delegatëve, pjesëmarrja e të cilëve do të konfirmohet në vazhdim, janë:

  • Sektori i investimit: ICT (TIK), Afritech/Foodtech, Manifakturë e avancuar, Shkencat e jetes (Life science), Fintech, Smart City dhe Smart Communities
  • Kapitali i investuar (mbi 10 milion euro)
  • Investimi i kryer (mbi 500 mijë euro)
  • Investime të mëparshme në Itali ose Europë

Gjuha zyrtare e punimeve do të jetë gjuha angleze dhe nuk parashikohet përdorimi i përkthimit simultan.

Për t’u regjistruar, të interesuarit duhet të inserojnë të dhënat e tyre në linkun: https://goo.gl/forms/acayJOwz2A5cZcCR2brenda datës 24 shtator 2017.

https://www.smau.it/milano17/

REGJISTROHUNI

Related Post

TAP says construction of pipeline’s Albanian... The Trans Adriatic Pipeline (TAP) AG has announced that the construction of the pipeline on the territory of Albania is progressing without delays. ...
TAP receives around 95% of total pipes needed for ... By Leman Zeynalova: Approximately 95 percent of the total 55,000 pipes to be used for the construction of the Trans Adriatic Pipeline (TAP) have been...
TAP project progressing according to schedule The Trans Adriatic Pipeline (TAP) project, designed to transport gas from the giant Shah Deniz II field in Azerbaijan to Europe, is progressing well a...
Increasing interest for photovoltaic parks: Hydro ... There is an increasing interest of Albanian enterprises for building photovoltaic parks throughout the country. Solar energy has received a lot of at...
Albanian Officials Sued for Loss-Making Energy Dea... The energy minister and state attorney are being sued over an agreement to resolve a dispute they signed with power giant CEZ which allegedly cost the...
share