Italian Business Mission to Albania – Tiranë 19 Shkurt 2018

Italian Business Mission to Albania - Tiranë 19 Shkurt 2018

ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me me Confindustria ( Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.

Misioni promovohet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto.

Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green tech technologies; Mekanizimi i bujqësisë, përpunimi i ushqimit dhe packaging, Inovacioni.

Nisma do të zhvillohet në 19 shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë:

  • Business Forum
  • Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë
  • 3 workshop-e sektoriale
  • Takime biznesi B2B me kompanitë italiane.

Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it http://www.albaniaitaly2018.ice.it , përkatësisht seksionet “Programme” dhe “Italian Companies“.   Për thjeshtësi, ju transmetojmë bashkëlidhur listën e kompanive italiane.

Do të kemi kënaqësinë t’ju kemi pjesëmarrës në nismën tonë, në workshop-in sektorial dhe në takimet b2b me kompanitë italiane. Në këtë kontekts, kërkojmë bashkëpunimin tuaj të çmuar për përhapjen e informacionit pranë kompanive shqiptare të sektorëve të lartpërmendur, anëtare të shoqatës tuaj apo të pranishme në database-in tuaj.

Bizneset e interesuara mund të kryejnë regjistrimin në këtë nismë, si dhe të përzgjedhin kompanitë italiane me interes, nëpërmjet plotësimit të formularit në google form http://www.albaniaitaly2018.ice.it/iscrizione-all-evento , brenda datës 9 shkurt 2018. 

 

Related Post

Albania sets tariff of €100/MWh for PV projects up... The Albanian energy regulator ERE has set a regulated tariff for PV projects with a capacity of up to 2 MW and wind power projects not larger than 3 M...
Albania’s GDP grows 2.82 pct in first quarte... * Albania GDP grows 2.82 pct in first quarter of 2015 * Financial sector and manufacturing boost growth (Reuters) - Albania's economy grew 2.82 perc...
Azerbaijan to enhance its role in forming energy c... The Southern Gas Corridor (SGC) project will enhance Azerbaijan’s role in forming eastern and western energy corridors. Deputy Energy Minister Na...
Bulgaria seeks to attract Azerbaijani investment i... Bulgaria intends to attract Azerbaijani investment in its energy sector. The Bulgarian government has delivered a package of energy cooperation projec...
Gas diplomacy in the Balkans… Natural gas diplomacy in the Balkans is set to intensify, the result of more initiatives put forward by the United States and Russia.  In Greece, whi...
share