AKT NORMATIV Nr.1, datë 5.5.2010 – “PËR KONCESIONET”

AKT NORMATIV
Nr.1, datë 5.5.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9663, DATË 18.12.2006 “PËR KONCESIONET”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e
mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1.Në pikën 5, emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Agjencia e Prokurimit Publik…”.
2.Pika 14 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“14.Agjencia e Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643,datë 20.11.2006 “Për
prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
3.Pas pikës 14 shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje:
“14/1. “Komisioni i Prokurimit Publik” është institucioni i ngritur sipas ligjit nr.9643, datë 20.11.2006
“Për prokurimin publik”, të ndryshuar.”.
Neni 2
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 5/1
Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare
1.Mbikëqyrja e zbatimit të procedurave koncesionare bëhet nga Agjencia e Prokurimit Publik.
2.Në ushtrim të mbikëqyrjes së procedurave të koncesioneve, Agjencia e Prokurimit Publik ka këto
kompetenca:
a) U kërkon autoriteteve kontraktuese raportime periodike, një herë në 6 muaj, për gjendjen e
koncesioneve;
b) Verifikon zbatimin e procedurave koncesionare, në mënyrë periodike, pas fazës së nënshkrimit të
kontratës së koncesionit, në përputhje me këtë ligj e aktet e tjera të dala në zbatim të tij, duke u kërkuar
autoriteteve koncesionare të gjithë informacionin e nevojshëm;
c) Propozon, në përfundim të verifikimeve sipas shkronjës “b” të kësaj pike, masa disiplinore dhe vendos
gjoba, në rastet kur vëren shkelje të procedurave të këtij ligji;
ç) Shpall përjashtimin nga procedurat koncesionare të ofertuesve, të cilët, gjatë një procedure koncesionare, kanë depozituar dokumente false apo kanë deklaruar informacion të rremë, në bazë të
propozimit të autoritetit kontraktues ose në rastin kur i konstaton këto shkelje në përfundim të
verifikimit të parashikuar në shkronjën “b” të kësaj pike, dhe kur është rasti, bën kallëzim penal;
d) Mban dhe administron regjistrin e koncesioneve, si dhe dokumentacionin origjinal që dërgohet nga
autoritetet kontraktuese brenda 3 (tre) muajve nga data e miratimit të kontratës së koncesionit;
dh) I paraqet Këshillit të Ministrave rekomandime të përgjithshme për gjendjen dhe kuadrin ligjor të
koncesioneve.”.
Neni 3
Në nenin 7, emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Agjencia e Prokurimit Publik…”.
Neni 4
Neni 24/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 24/1
Organi kompetent për shqyrtimin e ankimeve
1.Shqyrtimi administrativ i ankesave të ofertuesve ndaj procedurave të koncesionit apo të
vendimmarrjes për përjashtim nga procedurat koncesionare, sipas shkronjës “ç” të pikës 2 të nenit 5/1
të këtij ligji, bëhet nga Komisioni i Prokurimit Publik.
2.Komisioni i Prokurimit Publik, në përfundim të shqyrtimit të ankesave, merr vendime, të cilat janë
administrativisht përfundimtare.
3.Rregulla të hollësishme për procedurën e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të koncesionit apo
të vendimeve për përjashtim nga këto procedura miratohen nga Këshilli i Ministrave.”.
Neni 5
Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:
1.Në të gjithë nenin emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Komisioni i Prokurimit
Publik…”.
2.Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3.Me marrjen e ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik merr vendim për pezullimin ose jo të
procedurave të koncesionit, si dhe për fillimin e procedurave të hetimit administrativ dhe brenda 7
(shtatë) ditëve kalendarike njofton autoritetin kontraktues.”.
3.Pika 9 shfuqizohet.
Neni 6
Në nenet 25/1 e 25/2, emërtimi “…Agjencia e Koncesionit…” zëvendësohet me “…Komisioni i Prokurimit
Publik…”. Neni 7
Në nenin 25/3, fjala “…agjenci…” zëvendësohet me emërtimin “…Agjencia e Prokurimit Publik…”.
Neni 8
Në nenin 26 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1.Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Kundër vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik ankuesi ka të drejtë që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve
nga data e marrjes dijeni, të bëjë padi për shqyrtim të mosmarrëveshjes administrative në gjykatën
kompetente.”.
2.Paragrafi i dytë shfuqizohet.
Neni 9
Në nenin 26/1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1.Në pikën 1, fjalët “…titullari i Agjencisë së Koncesioneve…” zëvendësohen me “…titullari i Agjencisë së
Prokurimit Publik…”.
2.Në pikën 2, fjalët “…titullari i agjencisë…” zëvendësohen me “Agjencia e Prokurimit Publik ose
Komisioni i Prokurimit Publik…”.
Neni 10
Dispozitë tranzitore
1.Pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, ankesat ndaj procedurave të koncesionit bëhen në Komisionin
e Prokurimit Publik.
2.Ankesat e paraqitura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, para hyrjes në fuqi të këtij akti normativ,
shqyrtohen nga Komisioni i Prokurimit Publik, në gjendjen në të cilën ato ndodhen. Afati për shqyrtimin
e tyre fillon nga data e dorëzimit nga Agjencia e Prokurimit Publik te Komisioni i Prokurimit Publik.
3.Shqyrtimi i ankesave ndaj procedurave të koncesionit nga Komisioni i Prokurimit Publik do të fillojë pas
hyrjes në fuqi të këtij akti normativ.
Neni 11
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali Berisha

Related Post

VKM Nr. 87 dt. 16.01.2008 VENDIM Nr.87, datë 16.1.2008 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULL...
VKM Nr. 544 dt. 01.05.2008 VENDIM Nr.544, datë 1.5.2008 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIM...
VKM Nr. 27 dt. 19.01.2007 VENDIM Nr. 27, datë 19.1.2007 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutë...
VKM Nr. 104 dt. 28.02.2007 VENDIM Nr.104, datë 28.2.2007 PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSI...
VKM Nr. 448 dt. 16.06.2010 VENDIM Nr.448, datë 16.6.2010 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËS...
share